Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Gili, Mihrije Braha e Edona Llalloshi janë vetëm disa prej emrave që skena kosovare muzikore i njeh prej vitesh dhe të cilët kanë sjellë për audiencën projekte të shumta muzikore, mes tyre edhe hite të mëdha që dëgjohen edhe sot.
Por, me përfundimin e luftës dhe normalizimin e gjendjes, gjërat në skenën kosovare muzikore filluan të lëvizin dhe prurjet e reja ishin të pashmangshme. Dolën emra të rinj, të cilët sollën trende të reja dhe u pëlqyen nga publiku.
Tuna, Leonora Poloska, Adrian Gaxha, Shpat Kasapi, Ermal Fejzullahu, Zanfina Ismaili, Eliza Hoxha e Jehona Sopi ishin disa prej të rinjve që sollën trende të reja në skenën muzikore.
Por çfarë ka ndodhur me ta pas një periudhe dhe sa janë aktivë ata sot në muzikë? Këto dhe më shumë mund të kuptoni përmes stories së përgatitur nga Express i KTV-së: