Showbiz

Katee Sackhoff në serinë "Another Life"

Katee Sackhoff i ka kaluar disa vite në hapësirë, të paktën në televizion, ndërsa e luajti Starbuck në serinë e popullarizuar Battlestar Galactica, ndërsa tani po kthehet në të njëjtin mjedis dhe atë në serinë e re fanta-shkencore.

Seria e re e Netflixit është e titulluar “Another Life”, ndërsa këto ditë është publikuar edhe trileri i parë paralajmërues për sezonin e parë.

Aaron Martin është krijuesi i serialit të ri, i cili e mori dritën e gjelbër për dhjetë episodet e sezonit të parë.

Sackhoff është Niko, astronautja e cili e kryeson ekipin e përqendruar në kërkimin e jetës jashtëtokësore pasi diçka e pazakontë fluturon nga hapësira në Tokë. Kur Niko dhe ekipi i saj e hulumtojnë objektin e sapozbuluar në hapësirë, ata e gjejnë veten në rrezik të tmerrshëm i cili mund ta kërcënojë jo vetëm misionin, por edhe jetën e tyre, shkruan KOHA Ditore.

Se si do të shpaloset kjo histori, do ta mësojmë më 25 korrik, kur seria do të jetë në dispozicion në Netflix.