Kate Upton ishte mysafire në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, natën e së dielës.
Modelja e trefishtë e kopertinës së Illustrated Sports “Swimsuit Issues” nuk kishte asgjë të këndshme të thoshte për gjigantin e ndërresave Victoria’s Secret.
Një telefonues e pyeti Uptonin, “Cili ishte reagimi juaj për thashethemet se Victoria’s Secret mund të mos ketë shfaqje të modës këtë vit?”. Para disa javësh, modelja Shanina Shaik zbuloi se shfaqja vjetore nuk po ndodh.
“Jemi lodhur duke i parë të njëjtat lloje të trupave, duhet të jeni më gjithëpërfshirës”, tha Upton, e cila modeloi shkurtimisht për Victoria’s Secret, transmeton “Koha Ditore”. “Çdo femër duhet të përfaqësohet ose përndryshe është thjesht një ngjarje monotone”, shtoi ajo.
Upton dëshiron më shumë përfshirje. Kohët e fundit ajo e lansoi #sharestong për t’i inkurajuar femrat që ta mbështesin njëra-tjetrën në mediat sociale. Ajo madje publikoi fotografi të pamodifikuara në revistën “Health” vetëm një muaj pasi kishte lindur.
Gjithashtu, Upton foli edhe për rëndësinë e imazhit pozitiv të trupit, duke thënë, “mendova se ishte e rëndësishme sepse jemi të rrethuar nga aq shumë modifikime të fotove, mediave sociale, filtra, dhe e kemi humbur kontaktin me atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është”.