Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kate Beckinsale është dërguar me urgjencë në spital

Foto: AP/Associated Press

Ylli i hollywoodit, Kate Beckinsale, është dërguar me urgjencë në spital, pas një aksidenti të pësuar në Las Vegas.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur të premten e kaluar, por aktorja tek tani ka vendosur të tregoj për këtë eksperiencë. Ajo e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta ndarë me fansat një fotografi ku ajo shihet e shtrirë në spital, dhe të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Po ndihem shumë më mirë. Faleminderit për mesazhet e ëmbla dhe gjithë dashurinë që ma kenë dërguar”.

Megjithëkëtë, Beckinsale nuk ndau më shumë hollësi rreth arsyes pse është hospitalizuar.

Ylli 48-vjeçar i kinematografisë po qëndronte në hotelin “MGM Grand” në Las Vegas, gjatë kohës sa po e xhironte filmin e ri me titull, “Prisoner’s Daughter”. Besohet se aktorja ishte dërguar urgjent në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha në shpinë.

Nuk dihet cila është gjendja e saj aktuale shëndetësore, por burimet thonë se Kate vazhdon të qëndrojë në emergjencë. Zëdhënësit e aktores nuk kanë pranuar të komentojnë rreth rastit.

Beckinsale më së miri njihet për role në filma të tillë si “Serendipity”, “Click”, “Van Helsing”, “Pearl Harbor” dhe “Underëorld”. Së fundmi aktorja ka marrë vëmendje mediale për jetën e saj private dhe lidhjet me burra shumë më të ri në moshë, si komediani Pete Davidson dhe muzikanti Goody Grace.