Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kaley Cuoco e dëshpëruar: “Disa javë është gjithçka në rregull dhe pastaj nuk mund të eci”

Aktorja amerikane 33-vjeçare, Kaley Cuoco, të cilën publiku jonë e njeh më së miri për rolin e saj si Penny në serinë "The Big Bang Theory", për shkak të stresit dhe lodhjes së madhe pas 12 vjetësh të xhirimit të serisë, ka vendosur t’i kushtojë më shumë vëmendje shëndetit të saj dhe të përqendrohet tek vetja. Ajo e ka treguar tërë procesin në Instagram story, ndërsa fansave u ka treguar se si e largon dhimbjen e akumuluar për shkak të trajnimeve intensive.

"Ushtrimi më theu. Trupi im thjesht po fillon të shuhet pas lodhjes së tepruar. Engjëlli im Flory po punon në këmbët dhe ijët e mia. Kaq shumë dhemb saqë për javë të tëra nuk mund të lëviz", tha Kaley në një video në rrjetin social, ndërsa ndjekësve të saj u tregoi se si duken trajtimet në të cilat ajo shkon. Bëhet fjalë për masazhin e këmbëve gua-sha, e cila është një metodë e dhimbshme nga Kina. Më saktësisht, ky është një proces që i heq shtresat e lëkurës për ta përmirësuar qarkullimin në këmbë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pastaj, ajo iu nënshtrua masazhit me vakum, një trajtim ky i cili kohët e fundit është shumë i njohur në mesin e yjeve hollivudiane. "Disa javë është çdo gjë në rregull, dhe pastaj nuk mund të eci. Nëse nuk kujdesem për trupin tim, do të shkatërrohem", zbuloi ajo. Se sa e ndihmon e gjithë kjo ende nuk dihet, por duke pasur parasysh postimet e saj me të cilat i informon detajisht fansat e saj për trajtimet, besojmë se fansat së shpejti do të marrin informacione të reja për shëndetin e saj.