Justin Bieber e pranoi se "ka vështirësi" me shëndetin e tij mendor në një postim të ri dhe të sinqertë në Instagram.
Ylli i popit foli hapur për betejën e vazhdueshme personale dhe u tha ndjekësve të tij se nuk ndihej si vetja.
Së bashku me një fotografi bardhezi nga viti 2016 të tij, duke u lutur me reperin Kanye West dhe menaxherin Scooter Braun, 25-vjeçari e pranoi se ishte në një situatë "të çuditshme".
"Vetëm desha t’ju mbaj të informuar me shpresën se ajo nëpër çfarë po kaloj do t’ju bëjë të rezononi", filloi ai. "Kam hasur në shumë vështirësi. Ndihem super i shkëputur dhe i çuditshëm. Unë gjithmonë kthehem kështu që nuk jam i brengosur, vetëm desha t’ju kontaktoj dhe t’ju kërkojë të luteni për mua. Zoti i do besimtarët dhe lutjet tuaja vërtet funksionojnë falë periudhës më humane në të cilën kam qenë derisa përballem me këto vështirësi.”

Sipas People, këngëtari kanadez është detyruar ta shtyjë martesën e tij të dytë me modelisten Hailey Baldwin, vetëm disa muaj pas ceremonisë së tyre intime në shtator, ndërkohë që ai po kërkon trajtim për depresionin, shkruan KOHA Ditore.
"Ata do të kenë me kohë ceremoni martesore me familjen dhe miqtë," tha një burim për mediat. "Sidoqoftë, për momentin, Justin është përqendruar që të bëhet më mirë mendërisht".
Këngëtari i hitit ‘Sorry” kohët e fundit e pranoi se më parë kishte vuajtur nga varësia ndaj seksit dhe ilaçeve kundër anksiozës Xanax, gjë që se e kishte bërë të ndihej i turpëruar.
"Kam bërë gjëra nga të cilat jam turpëruar shumë, me marrëdhënie të shumta seksuale dhe gjëra të tilla, dhe mendoj se kam përdorur Xanax, sepse më vinte shumë turp", tha ai për “Vogue”. "Nëna ime gjithmonë thoshte se femrat duhet trajtuar me respekt. Për mua kjo ishte gjithmonë në kokën time, derisa e bëja atë, kështu që nuk mund ta shijoja kurrë.
"Ilaçet e vendosën një perde midis meje dhe asaj që e bëja."