Aktori 50-vjeçar Josh Duhamel pas katër vjetësh ka treguar arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Fergie.
Ish-çifti i showbizit kishin ndarë rrugët e tyre në vitin 2019 pas një dekade martese.
Duhamel ka thënë se pas kaq vitesh martesë, interesat e tyre për jetën kishin ndryshuar.
“Ne e tejkalonim njëri-tjetrin dhe kishim interesa shumë të ndryshme. Kam bërë paqe me atë pjesë të jetës time. Tani kemi marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin. Jemi gjithashtu duke e rritur djalin tonë bashkë”, ka thënë ai.
Ylli i filmit “All My Children” i cili e ka një djalë 10-vjeçar të quajtur Axl me ish-yllin e grupit “Black Eyed Peas”, Fergie ka thënë se ndihet me fat që ish-bashkëshortja e tij është e sjellshme, por ka pranuar se nuk ndihej kurrë rehat duke jetuar në stilin e jetës “hollywoodiane”.
“Nuk mendoj se jam rehatuar ndonjëherë. Me dukej sikur humba thjeshtësinë e atij personi që jam në të vërtetë, nuk jam ai që gjithmonë dëshiron të parakalojë nëpër tepih të kuq”, tha Duhamel.
Ai ka thënë se bashkë me ish-partneren e tij, ndajnë të njëjtin prioritet, atë për rritjen e djalit të tyre.
Edhe
Duhamel reflekton mbi shkurorëzimin nga Fergie
“Ky është synimi ynë i përbashkët”, ka thënë ai.
Ai pastaj tregoi sesa shumë i pëlqen të jetë baba dhe është shumë i gëzuar që po pret edhe një fëmijë tjetër.
"Fëmijët janë gjëja më e mirë. Thjesht më pëlqen shumë të jem baba. Mendoj se mund ta rijetosh rininë tënde në shumë mënyra përmes syve të fëmijëve të tu, duke i parë ata të shohin gjërat për herë të parë, duke i parë ata të bëjnë dhe të përjetojnë gjërat për herë të parë”, ka thënë Duhamel.