Yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie, janë martuar në një ceremoni në Aberdeenshire, Skoci.
Çifti – që luajtën rolin e çiftit Jon Snow dhe Ygritte – u takuan gjatë xhirimeve të serialit të famshëm më 2012, raporton BBC.
Miqtë e mbledhur jashtë kishës Rayne, afër Inverurie, përcollën çiftin duke hedhur petale lulesh, para se dyshja të hipte në një Land Rover të vjetër të dekoruar me zemra letre dhe kanaçe e të nisej për në Kështjellën Wardhill, transmeton Koha.net.
Në mesin e miqve ishin edhe yjet tjerë të “Game of Thrones”, si Peter Dinklage, Maisie Williams, Sophie Turner dhe Emilia Clarke.
Fejesën çifti e kishte paralajmëruar shtatorin e kaluar.
Harington kishte thënë për “L'Uomo Vogue” se “ishte lehtë” të binte në dashuri me bashkëaktoren.
-
Yjet e serialit “Game of Thrones” Rose dhe Kit bëhen prindër për herë të parë
-
Ylli i serisë “Game of Thrones”, Kit Harrington, rehabilitohet nga stresi
-
Kit Harington “nuk mund ta përballojë” puthjen e gruas së tij Rose Leslie me aktorë të tjerë
-
Rose Leslie: “Nuk e kam asnjë ide se si përfundon ‘Game of Thrones’”
-
Huntington-Whiteley: Martesa nuk është thelbësore për mua