Aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie, ka realizuar rolin e saj në filmin “The One And Only Ivan”, për shkak të njërit prej gjashtë fëmijëve të saj, ka shkruar të martën “DailyMail”.
Aktroja 45-vjeçare me famë botërore ka bërë të ditur se vendosi që ta pranonte rol në këtë film, pasi i biri i saj i kishte sjellë më herët romanin e këtij filmi.
“Mendova se ishte shumë e rëndësishme dhe doja të përfshihesha, më pëlqyen mesazhet që ky roman i përçonte… E di se kjo gjeneratë e re është me të vërtetë shumë e vetëdijshme për atë që po ndodh me habitatet tona natyrore për këto kafshë”, ka thënë aktorja, e cila në këtë film e portretizoi rolin e karakterit Stella.
Aktorja ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin e saj po ashtu aktor, Brad Pit - Maddoxin 19 vjeç, Paxin 16, Zaharan 15-vjeçare, Shilohun 14 vjeç dhe binjakët 12-vjeçarë Knox dhe Vivienne. Ndërkaq çifti, ndonëse nuk jeton më bashkë, ende s’është divorcuar zyrtarisht.
-
“The One and Only Ivan” i Angelina Joliet “nuk është film i lehtë”
-
Angelia Jolie u shpëtua nga fëmijët e saj
-
Angelia Jolie e ka të vështirë t’i ndihmojë 6 fëmijët e saj me detyrat e shtëpisë
-
Angelina Jolie për jetën si beqare: Kam qenë vetëm për një kohë të gjatë
-
Obligimet familjare e detyrojnë yllin Angelina Jolie ta lërë pas regjinë