Aktorët Sam Rockwell dhe Scarlett Johanson ishin të pranishëm në festivalin ndërkombëtar të Torontos për premierën e filmit “Jojo Rabbit”.
Regjisori Taika Waititi u përkujdes që ta kthente në film romanin e shkrimtares Cristine Leunens që ka të njëjtin titull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRegjisori, në të njëjtën kohë, në këtë komedi luan rolin e diktatorit famëkeq Adolf Hitler, raporton KTV.
Filmi ka të bëjë me personazhin Jojo që zbulon se nëna e tij, të cilën e luan aktorja Johansson, po fshihte një vajzë hebreje në shtëpinë e tyre.
Rolin e Jojos e luan aktori i ri Roman Griffin Davis.
Filmi “Jojo Rabbit” është njëri nga 10 projektet garuese për çmimin kryesor të festivalit ndërkombëtar të Torontos.
Premiera botërore e filmit pritet të jepet më 18 tetor në SHBA.