Studio albumi i 18-të i Joe Satriani, “Shapeshifting”, do të arrijë në pranverën e vitit 2020, njoftoi kitaristi përmes njoftimit për shtyp.
Derisa data e publikimit nuk dihet, Satriani po e fillon një turne evropian duke filluar nga 15 prilli që përfundon në mes të qershorit. Atij do t’i bashkohen në turne bateristi Kenny Aronoff, basisti Bryan Beller dhe tastieristi Rai Thistlethwayte.
Satriani gjithashtu njoftoi se dy albumet e tij janë shtuar në platformat kryesore për streaming. I pari është Edicioni Deluxe i “Surfing With the Alien” nga viti 1987, i cili përmban një disk bonus pa solo kitare, i cili u publikua në nëntorin e kaluar si një ekskluzivitet i Record Store Day Black Friday, shkruan KOHA Ditore. I dyti është “Additional Creations and Bonus Track”, një vepër shoqëruese e “Engines of Creation” nga viti 2000 me versione të ndryshme të katër këngëve dhe 12 këngëve bonus.