Showbiz

Joe Lynn Turner mbërrin në Rahovec për të performuar në “Hardh Fest”

Edicioni i 16-të i “Hardh Festit” ka sjellë një nga legjendat e rokut botëror, Joe Lynn Turner, për të argëtuar pjesëmarrësit në këtë festival.

Ish-vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow ka mbërritur tani në Rahovec, ku edhe do të performojë sonte, transmeton Koha.net.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e “Hardh Festit” përmes një postimi në Facebook, në të cilin kanë postuar edhe foto të Turnerit.

“Arritja e legjendës së rokut botëror, Joe Lynn Turner në ambientet e Hardh Festit. Ai u prit nga disa prej organizatorëve si dhe nga përfaqësuesi i StoneCastle, që është partner i festivalit”, thuhet në postim.

{gallery}