Jennifer Lopez (49) është duke e xhiruar filmin e ri “Hustlers”, në të cilin e luan personazhin e striperes Ramone. J.Lo i ndau me adhuruesit disa skena nga xhirimet dhe i tregoi muskujt impresiv të barkut. Ndjekësit komentuan të mahnitur se ajo duket e jashtëzakonshme.
J.Lo në rroba banje rozë tregoi se ushtron shumë. Pothuajse çdo ditë është në palestër me trajnerin David Kirsch, ndërsa kohën e lirë e kalon me të fejuarin Alex Rodriguez (43), i cili gjithashtu është adhurues i fitnesit.
Përveç ushtrimeve, këngëtarja gjithashtu bën kujdes edhe në dietë. Kohët e fundit njoftoi se kishte hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri brenda sfidës dhjetëditore të cilën e respektoi edhe Alex, shkruan KOHA Ditore.
Këngëtarja vazhdimisht poston fotografi nga palestra në rrjetet sociale. I fejuari i saj Alex e publikoi një video nga filmi dhe tregoi se është jashtëzakonisht krenar për Jennifer.
Alex dhe Jennifer kohët e fundit ishin në qendër të skandalit. Flitet se Alex nuk ishte plotësisht besnik ndaj të fejuarës së tij. Modelistja e “Playboy”, Zoe Gregory (44) pretendon se ai i dërgoi asaj mesazhe seksi. Zoe gjithashtu pretendon se i dërgoi foto të zhveshura dhe i ofroi seks në treshe.
Me këtë rast, Jennifer në Instagram i publikoi një varg fotosh të përbashkëta. Me këtë, çifti ia bëri të ditur publikut se asnjë thashetheme nga ana e 'urrejtësve' nuk mund t'i ndajë ata.