Netflix i ka eliminuar seritë e veta të Marvelit, por kjo s’do të thotë se sezoni i fundit i Jessica Jones do të bëhet dosido.
Në sezonin e tretë, Jessica (Krysten Ritter) takohet me psikopatin inteligjent për shkak të të cilit ajo dhe Trish (Rachael Taylor) duhet të pajtohen për ta mposhtur atë së bashku. Por, për shkak të humbjes së madhe ato përsëri do të grinden, sepse kanë ide të ndryshme rreth heroizmit dhe kjo përvojë do t’i ndryshojë ato përgjithmonë. Për momentin, nuk dihet se për cilin keqbërës bëhet fjalë.

Përveç Ritter dhe Taylor ekipin e aktorëve të sezonit të fundit e përbëjnë Carrie-Anne Moss, Eka Darville, Benjamin Walker, Jeremy Bobb, Sarita Choudhury, Tiffany Mack, Jessica Frances Dukes, Aneesh Sheth dhe Rebecca DeMornay, shkruan KOHA Ditore.
Jessica Jones ishte një seri e pranuar mirëdhe mbeti e fundit e cila do të transmetohet në Netflix nga bashkëpunimi Netflix-Marvel. Netflixi në shkurt njoftoi se e ndërpret bashkëpunimin, sepse Disney po e përgatit shërbimin e vet streaming Disney+ për të cilin ditë më parë u mësua se në SHBA mbërrin në nëntor. Asnjëherë nuk është bërë e ditur arsyeja për eliminimin e Jessica Jones dhe serive të tjera të Marvelit, “Daredevil”, “The Punisher”, “Luke Cage” dhe “Iron Fist”, por përfundimi logjik është se Disney+ do t’i ketë të drejtat për të gjithë titujt e Marvel.
13 episodet e “Jessica Jones” do të jenë në dispozicion nga 14 qershori në Netflix.