Jennifer Lopez ka vendosur të jetë në formën më të mirë para fillimit të turneut të saj. Edhe pse është 49-vjeçare, ajo duket shumë më e re se koleget e saj në të njëzetat.
Ajo e postoi në Instagram një video dhe fotot nga ushtrimet e saj në palestër, si pjesë e përgatitjes për turneun veror me 32 koncerte.
Ajo është glamuroze edhe kur ushtron dhe me një outfit sportiv kishte vendosur edhe vathë me gurë të çmuar.
Ajo e ka arritur pamjen e saj falë sakrificave të mëdha. Më herët ajo tha se pi shumë ujë dhe se kishte hequr dorë nga kafeina dhe alkooli. Ajo konsumon sallatë, peshk me perime, mish pule dhe mish derri. Ushtron tri ose katër herë në javë, shkruan KOHA Ditore.
Turneun veror Lopez e fillon më 7 qershor në Inglewood të Kalifornisë.