Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez paditet për emisionin televiziv

Jennifer Lopez është duke u përballur me telashe ligjore për hit emisionin e saj televiziv “World of Dance” nga një person i cili insiston se ajo ia vodhi idenë atij.

Alvin Grey-El është duke e paditur J. Lo, me pretendimin se programi garues është një kopje e një emisioni të cilin ai ia prezantoi koreografes Debbie Allen një dekadë më parë.

Në dokumentet e siguruara nga TMZ, Alvin zbulon se reality show i tij ishte titulluar “Let's Start the Dance. Ai gjithashtu po e akuzon dhe padit edhe Allen.

Paditësi pretendon se e ka regjistruar idenë e tij të emisionit në Zyrën e të Drejtave Autoriale të SHBA-ve në vitin 2010, dhe është informuar shtatë vjet më vonë se Lopez po e zhvillonte një emision të ngjashëm, shkruan KOHA Ditore.

Sa për informatë, Debbie Allen nuk ka asnjë lidhje me emisionin e J.Lo.

Gray-El është duke i paditur të dyja për 6.5 milionë dollarë dëmshpërblim.