Jennifer Lopez është në mesin e njëqind personave më me ndikim në botë, sipas përzgjedhjes së revistës Time.
Siç shkruan Time, Lopez është bërë aktorja e parë latine, e cila ka fituar më shumë se një milion dollarë për rol në film dhe është femra e parë që ka pasur albumin dhe singlin më të shitur në të njëjtën javë, transmeton KosovaPress.
Lopez është paraqitur në ballinën e revistës Time veshur në rroba ngjyrë të bardhë. Fustani ka dekolte të thellë dhe krahas tij Jennifer ka lëshuar flokët e gjata me nuancë të ndritshme.

Artikuj të ngjashëm
-
Jennifer Lopez merr shumë marramendëse për performancën në dasmën e miliarderit indian
-
Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë
-
Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua
-
J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin "Office Romance"
-
“Office Romance”, një histori dashurie moderne