Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e ndoqën premierën e filmit “Marry Me”

Çifti më i përfolur i showbizit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, e hijeshuan qilimin e kuq të shtruar në Los Angeles me rastin e premierës së filmit, “Marry Me”, që i takon zhanrit mjuzikëll, romancë dhe komedi.

Affleck, i cili u ribashkua me Lopezin pas gati 20-vjetësh, nuk dha intervista për gazetarët por ai qëndroi përkrahë të dashurës së tij, duke e përkrahur si një ‘gentleman’ i vërtetë gjatë kohës që po e promovonte filmin e saj të ri.

Në këtë ngjarje, JLo e cila me prejardhje është nga Puerto Rico po ashtu diskutoi për nominimet e sivjetme “Oscar”, ku pati një numër të madh të projekteve dhe artistëve latin që arritën të nominohen, mes tyre Ariana DeBose për rolin e saj në filmin “West Side Story”, Guillermo del Toro për regjinë e filmit “Nightmare Alley” dhe Lin-Manuel Miranda për filmin e animuar, “Encanto”.

“Kjo është gjithmonë një kënaqësi, apo jo? Ne duam të bëhen ndryshime në drejtimin e duhur, të bëjmë hapa përpara dhe të thyejmë kufij. Por është një gjë e mirë. Dua të them, ndihem shumë me fat që e bëjë punën që e dua në këtë biznes. Por ndjej përgjegjësi që sa herë që mundem, të krijoj mundësi edhe për të tjerët”.

Lopez tutje tha se filmi “Marry Me”, në shumë aspekte, e ka një domethënie të veçantë për karrierën e saj.

“E dini, ky rrugëtim i jetës është shumë qesharak dhe kur je artist, ka kaq shumë momente në jetën tënde ku punon në projekte të caktuara dhe i tërheq zvarrë ato, nuk e di pse, por thjesht janë projekte që të flenë në shpirt. Kjo është hera e parë në karrierën time që kam bërë album me një film dhe kështu po i bashkoj të gjitha në një vend. Si albumi ashtu edhe filmi supozohej të lansoheshin para dy vjetëve, por për arsye që tashmë i dimë u shtynë për këtë kohë, dhe më pas ti e mëson që gjithçka në jetë ndodhë në kohë të përkryer dhe gjërat të ndodhin për një arsye të caktuar. Unë nuk mendoj se është mister arsyeja pse ky ishte momenti i përkryer në jetën time, për lansimin e këtij filmi. Dhe kur ta shikoni atë, do ta kuptoni se çfarë eksperience domethënëse ishte për mua, puna dhe angazhimi në këtë projekt”.

Edhe Jennifer Lopez e Ben Affleck shfaqen bashkë në tepih të kuq Showbiz Jennifer Lopez e Ben Affleck shfaqen bashkë në tepih të kuq

Filmi po ashtu e shënon debutimin si aktor të superyllit kolumbian të muzikës, Maluma, i cili në premierë tha se do t’i pëlqente që t’i ofroheshin më shumë role filmike në të ardhmen.

“Ndihem shumë mirë që jam këtu si dhe që pata rastin të punoj me Jenniferin dhe Owen Wilsonin. Kur shkova në sheshin e xhirimeve për herë të parë u ndjeva shumë bukur, dhe në njëfarë mënyre ëndrra m’u shndërrua në realitet. Ndërsa tani jemi këtu dhe po e lansojmë filmin. Kemi dy vjet që e kemi xhiruar atë dhe unë mezi po e prisja këtë moment. Dhe po, mund të them se ky është vetëm fillimi për mua pasi dua të vazhdoj të aktroj. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Filmi “Marry Me” u lansua nëpër kinema të premten më 11 shkurt.