Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë martuar.
Fituesja e Oscarit konfirmoi martesën me publicistin Maroney për CNN. Ceremonia private u zhvillua në Belcourt of Newport në Rhode Island.
Rezidenca luksoze u ndërtua në vitet 1890. Lawrence dhe drejtori i Galerisë së Arteve në Manhattan i thanë “po” njëri-tjetrit përpara 150 të ftuarve, përfshirë Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.
Sipas revistës “Elle”, aktorja e famshme veshi një fustan të Diorit.
Lawrence e ka mbajtur jetën e saj private larg syrit të mediave, veçanërisht lidhjen me Maroneyn. Çifti janë në një lidhje që nga qershori i vitit 2018./oranews
Artikuj të ngjashëm
-
Jennifer Lawrence konfirmon lajmin për shtatzëni
-
Jennifer Lawrence gati për martesë
-
Fituesja e çmimit “Oscar” në lot, askush nuk i shkoi në mbrëmjen e beqarisë
-
Aktorja Jennifer Lawrenc fejohet me Cooke Maroney
-
Jennifer Lawrence shfaqet në publik me bashkëshortin, mes raportimeve se ka sjellë në jetë fëmijën e dytë