Jennifer Aniston mungoi në Critics’ Choice Award të dielën mbrëma, por më vonë iu tha ndjekësve të saj në Instagram se kishte munguar në ceremoni për të kaluar kohë me Courteney Cox dhe Lisa Kudrow.
Aktorja 50-vjeçare në faqen e mediave sociale e postoi një foto me Courteney dhe Lisa, me të cilat ajo luajti në hit-serialin televiziv “Friends”, me titullin: "Përshëndetje nga vajzat përtej sallës".
Fotoja e tregon Jenniferin duke qëndruar prapa shoqeve të saj me krahët mbi supet e secilës, ndërkohë që treshja po e shijonte darkën në një restorant të paemëruar, shkruan KOHA Ditore.
Fotoja vjen vetëm disa muaj pasi që ylli televiziv e “bllokoi internetin” kur iu bashkua Instagramit dhe e postoi fotografinë e saj të parë në këtë faqe - një foto me të pesë ish-kolegët e saj nga “Friends”, përfshirë David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc.
-
Shoqet Rachel, Monica dhe Phoebe përsëri së bashku
-
Çfarë është “gjëja e bardhë” në foton e parë të Aniston në Instagram?!
-
Ribashkohen “Friendsat” e famshëm: Courteney Cox pret Jennifer Aniston dhe Matt Le Blanc
-
Adhuruesit të mahnitur, “Shoqet” përsëri së bashku
-
Jennifer Aniston kujton Matthew Perryn në njëvjetorin e vdekjes