Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jenner rreth anksiozës: Jeta ime nuk është e përsosur, në internet e shihni vetëm sipërfaqen

Kylie Jenner ka folur hapur për problemet me anksiozën ndërkohë që ishte rritur nën syrin vigjilent të publikut, duke e pranuar se në këtë rrugë e kishte humbur si veten ashtu edhe miqtë.

Një postim të ri në Instagram amerikania e famshme ua dedikoi të gjithë njerëzve që kanë kaluar nëpër jetën e saj, duke përfshirë edhe ata që aktualisht janë pjesë e jetës së saj, shkruan KOHA Ditore.

Një postim të ri në Instagram amerikania e famshme ua dedikoi të gjithë njerëzve që kanë kaluar nëpër jetën e saj, duke përfshirë edhe ata që aktualisht janë pjesë e jetës së saj.

"Jam krenare me veten time, me zemrën dhe forcën time. Rritja nën reflektorë me një milion sy të drejtuar në ty thjesht nuk është normale. I kam humbur miqtë gjatë rrugës dhe shpesh e kam humbur veten. Tatuazhi im i parë ishte ‘mendja e shëndoshë’ me qëllim që t’ia kujtoja vetes çdo ditë që duhet ta ruaj atë (mendjen)", shkroi Jenner.

Ajo shtoi se kishte luftuar me anksiozën në ditët e saj të adoleshencës, ndërsa pasi i lindi fëmija pasuan ngritjet dhe uljet e reja.

Edhe Miliarderja më e re në botë thotë “Jeta ime nuk është siç duket në rrjetet sociale” Showbiz Miliarderja më e re në botë thotë “Jeta ime nuk është siç duket në rrjetet sociale”
Image

"U ndjeva sikur duhej ta gjeja veten përsëri. Mbaj shumëçka për veten, por vetëm dua të ndaj me juve se jam njeri. Jeta ime nuk është e përkryer dhe ajo që e shihni në mediat sociale është vetëm një sipërfaqe. Jini të mirë ndaj vetes, ecni tutje dhe lërini disa gjëra. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, të denjë për dashuri, dhe na lejohet të shprehemi. Bëni më shumë nga ajo që ju bën të lumtur. Tani është sezoni i juaj. Të gjithë e kemi një fat madhështor", thotë Jenner.

Postimi i saj mbërriti pasi revista “People” e publikoi një seri artikujsh se si Jenner është shumë e lumtur, se si ajo po e shijon jetën, se si mezi po pret ta lindë edhe një fëmijë...