Jada Pinkett Smith ka thënë se ajo asnjëherë nuk ka dashur të martohet me aktorin, Will Smith.
Aktorja e filmit “Matrix” ka deklaruar se ka qarë para martesës me aktorin e “Fresh Prince of Bel-Air”, shkruan të premten New York Post.
“Kam qenë nën presion të madh, isha aktore, e re, isha shtatzënë dhe nuk e dija se çka të bëja”, është shprehur Pinkett-Smith 50 vjeç në një fragment nga seria e saj “Red Table Talk” në Facebook.
Në klipin e vitit 2018 – i cili është rishfaqur mes polemikave të ripërtërira rreth “ngatërresës” së saj me këngëtaren R&B August Alsina, 29 vjeç – Pinkett Smith kujton sinqerisht nënën e saj, Adrienne Banfield-Norris, e njohur gjithashtu si “Gammy”, 68 vjeç, duke e detyruar atë dhe Smith që të martoheshin pasi ajo mbeti shtatzënë me djalin e tyre të parë së bashku, Jaden, tani 23 vjeç.

"Unë me të vërtetë nuk doja të martohesha," përsëriti Pinkett Smith ndërsa ishte ulur rreth tryezës me nënën e saj, me Smith, 53 vjeç dhe vajzën e tyre Willoë, 21 vjeç.
Edhe
Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë
“Ne u martuam vetëm sepse Gammy qante”, ka shtuar Jada.
Jada dhe Will u martuan në Kështjellën Cloisters të stilit gotik, në një periferi të qytetit të saj të lindjes, Baltimore, Maryland.
Ndërkohë Smith - i cili, në mars fitoi Oskarin e tij të parë për portretizimin e babait të Venus dhe Serena Ëilliams, Richard Williams, 80 vjeç, në filmin artistik "King Richard", ka deklaruar se gjithmonë e ka ëndërruar të martohet dhe të krijojë familje.
“Nuk ka pasur asnjë ditë në jetën time që të dëshiroja diçka tjetër përveçse të martohesha dhe të kisha një familje. Që nga mosha 5-vjeçare, po imagjinoja se çfarë do të ishte familja ime”, ka thënë Smith.
Edhe
Jada Pinkett Smith ndan dhuratën romantike nga Will Smith për Shën Valentin
Smithit s’do t’i lejohet të marrë pjesë në ceremoninë prestigjioze të “Oscars” për 10 vjet, si rezultat i shuplakës që ia dha komedianit Chris Rock në ceremoninë e sivjetme, ka konfirmuar Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në Amerikë të premten.