Këngëtari i ri Faton Isufi ka paralajmëruar projektin e tij të radhës, pak ditë pas publikimit të këngës me titull “Çka”.
Në Express të KTV-së, Isufi ka thënë se planifikon që para sezonit të verës të sjellë edhe një këngë të re, për të cilën akoma nuk ka vendosur a do të jetë bashkëpunim apo solo.
“Pas dy muajve. Edhe ajo do të jetë ritmike, më shumë verore. Mund të jetë bashkëpunim, por akoma s’kam vendosur. Të shohim nëse është mundësia për bashkëpunim apo solo”, ka deklaruar ai.
Isufi është shprehur i kënaqur me pritjet për këngën e tij më të re.