Showbiz

Ish-modelja që dyshohet se kishte lidhje me Beckhamin, e akuzon atë se po e luan viktimën

Modelja Rebecca Loos e cila ishte përfolur se kishte një aferë me yllin David Beckham gjatë vitit 2000, ka akuzuar këtë të fundit se po luan rolin e viktimës pas shfaqjes së dokumentarit në Netflix, ku tregohet karriera e tij.

Ish-futbollisti 48-vjeçar kishte mohuar se ka pasur një aferë jashtëmartesore me modelen 46-vjeçare gjatë kohës kur ishte në Spanjë.

Rebecca e akuzoi Davidin se ai në dokumentarin e tij e ka portretizuar atë si “gënjeshtare” e veten e tij si viktimë të të gjithë historisë.

“E kuptoj që atij i duhet të mbrojë imazhin e tij, por ai po e paraqet veten e tij si një viktimë dhe po më bën mua të dukem si gënjeshtare, sikur ta kisha trilluar të gjithë historinë”, ka thënë Rebecca për Daily Mail.

Ajo gjithashtu tha se Davidi duhet të marrë përgjegjësi për këtë.

Rebecca përdori si fakt një intervistë që ajo kishte bërë në vitin 2004 për të treguar se ajo e Beckhami kishin pasur një lidhje pas shpinës së gruas së tij, Victoria Beckham.

Ajo gjithashtu tregoi se ata kishin shkëmbyer shumë mesazhe me inicimin e vet Davidit.

“Sinqerisht nuk e di sesi e kaluam gjithë atë periudhë. Viktoria është gjithçka për mua. Të shihje dhimbjen e saj ishte jashtëzakonisht e vështirë, por ne jemi luftëtarë”, ka thënë David në dokumentar.

Rebecca këtë gjë e komentoi indirekt duke bërë të ditur se ishte vet ajo që e kishte bërë Victorian të vuante.

“Po, historitë ishin të tmerrshme, por janë të vërteta”, ka thënë Rebecca.

Por ajo gjithashtu ka thënë se Beckhami po e keqinformon publikun.

“Mendoj se është një gjë të mbash jetën tënde private për vete dhe është një gjë tjetër të mashtrosh publikun", ka thënë ajo.

Rebecca gjithashtu tha se edhe ajo ka një familje të cilën i duhet ta mbrojë, sepse edhe fëmijët e saj mund të shohin gjithçka.

“Dua që ata të dinë se nëna e tyre ishte mjaft e guximshme për të kundërshtuar dhe të tregonte të vërtetën”, ka vazhduar ajo.

Rebecca tani është një influencere e cila jeton me doktorin norvegjez Sven Christjar Skaiaa, me të cilin u martua në vitin 2012 dhe ka dy djem.

Kurse David dhe Victoria janë të martuar që 24 vjet dhe kanë 3 djem e një vajzë.