Muzikanti i njohur amerikan, Iggy Pop e ka lansuar një videoklip të ri minimal të këngës “We Are The People”, e cila fillimisht ishte pjesë e albumit të vitit të kaluar “Free”.
Kënga përbënë fjalë të një poezie të shkruar në vitin 1970 nga i ndjeri, Lou Reed dhe videoklipi i lansuar të hënën ka për qëllim ta shënojë, atë që do të ishte ditëlindja e 78-të e Reedit, transmeton Koha.net.
“Sa e bukur dhe bashkëkohore është kjo poezi e vitit 1970? Sa fjalë të vërteta janë këto. Ne jemi njerëzit,” kishte shkruar Pop në llogarinë e tij në Twitter.
How beautifully contemporary this poem from 1970 is?
— Iggy Pop (@IggyPop) March 2, 2020
How true are the words.
We ARE The People.#Iggypop #LouReed @CarolineIntl@LomaVistaRC @LERONSKY @Robbakerashton #SimoTaylor https://t.co/rkBS8ePNk8 pic.twitter.com/yoPmTrFZek
Iggy Pop së fundmi e performoi live këtë këngë, në koncertin e përvitshëm bamirës “Tibet House” krahas Laurie Andersonit, artistja, muzikantja dhe regjisorja e cila ishte e martuar me Lou Reedin nga viti 2008 deri në vdekjen e tij më 2013.
Edhe
“Love”, kënga e thirrjes së amerikanëve për votime
Ish vokalisti i bendit “Stooges”, Pop do ta lansojë një version të ri të albumit të tij të fundit “Free”, të shtunën më 7 mars. Incizimi do të shitet në numër të limituar prej vetëm 340 kopjeve dhe i përfshinë 2 këngë të papublikuara më parë, “Brahms Lullaby” dhe “Epistle to Tromba”.
Iggy Pop po ashtu së fundmi morri pjesë në versionin e ri të këngës “Broken Boy” të grupit “Cage The Elephant”, e cila ishte pjesë e albumit të tyre të pestë me titull “Social Cues”.