Ylli i njohur i Hollywodit, Tom Holland, i cili është i dashuri i aktores Zendaya, ka mohuar spekulimet rreth ndarjes së tyre.
Shumë thashetheme pati për çiftin që janë në lidhje që një kohë të gjatë. Por, Holland i ka mohuar ato kur u ndalua nga një fotoreporter i TMZ-së, i cili e pyeti se a është ndarë nga Zendaya.
“Jo absolutisht jo”, ka cituar TMZ të ketë thënë Holland, përderisa Zendaya nuk ka komentuar ende asgjë publikisht.
“Teen Vogue” ka shkruar se Zendaya ka bërë “unfollow” shumë njerëz duke vendosur të mos e ndjekë askënd nëpër rrjete sociale pasi kishte postuar një poster me skenat e një filmi ku do të luajë aktorja.
Ajo ende nuk e ka bërë të qartë se pse ka vendosur ta “pastrojë” të gjithë llogarinë e saj të rrjetit social Instagram, por HuffPostt raporton se ky vendim i saj mund të ketë lidhje me rolet e saj në filmat “Dune:Part2” dhe “Chellengers, që të dy pritet të lansohen këtë vit.
Edhe
Tom Holland konfirmon se është martuar me Zendayan
Zendaya gjithmonë e ka mbajtur për vete lidhjen e saj duke mos ndarë shumë detaje rreth jetës në çift.
“Nuk flas për këtë çështje. Mundohem shumë që ta mbaj sa ma private që të mundem, të dy fuqishëm mendojmë se kjo është mënyra më e mirë për ta mbajtur lidhjen tonë ‘të shëndetshme’”, pati thënë ylli më parë.
-
Zendaya refuzon të komentojë spekulimet për martesë me Tom Holland
-
Zendaya sqaron se përse ajo dhe Holland s’do t'u përgjigjen spekulimeve për martesë
-
Unaza e Zendayas ndez edhe më shumë thashethemet se është martuar me Tom Holland
-
Zendaya: Edhe njerëzit e afërt u mashtruan nga fotografitë e dasmës me AI