Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Hollywood Reporter” e ngatërron Rita Orën me një burrë!!

Rita Ora ka bërë bujë të madhe në mediat e huaja edhe pse nuk ka qenë protaganiste.

Fotografia e bukuroshes shqiptare gabimisht u gjen në revistën e mirënjohur amerikane të shoubizit, Holywood Reporter.

Në fakt, këngëtarja jonë aq bukur ishte maskuar si këngëtari si Post Malone me rastin e festës së Halloween-it, sa që në grackën e saj ka rënë edhe revista 89-vjeçare.

Image

Gazeta në shkrimin e fituesve të Grammy, Camila Cabello, Cardi B dhe Post Malone, në vend të këtij të fundit e kanë vënë imazhin e biondinës.

Edhe vetë hitbërësja e “Anywhere” duke qenë mysafirë e Jimmy Fallonit, shumë prej fansave dhe miqve nuk kishin arritur ta kuptonin se ishte ajo dhe jo artisti amerikan gjatë “Natës së shtrigave”, transmeton televisioni publik.

Edhe Rita Ora në stilin e Hollywoodit të vjetër Showbiz Rita Ora në stilin e Hollywoodit të vjetër

Ndërkohë, vitin e kaluar ajo ka nxjerrë në shitje albumin më të ri muzikor të titulluar, “Phoenix”, ku ka përfshirë 12 këngë.

Artistja ka bërë të ditur se albumi është renditur në Top-5 albumet më të dëgjuara nga një artiste në 2018 si dhe albumi i 6 më i dëgjuar nga një artiste në Angli.

Image