Aktori i njohur i Hollywoodit, Ethan Hawke, e pranoi se dikur e kishte bezdi të fliste me gazetarët e mbledhur përreth qilimit të kuq, por tani është mirënjohës që ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë.
Hawke parakaloi mbi qilim të kuq krahas kolegut të tij, Ewan McGregor, me rastin e premierën botërore të filmit të tyre të fundit, “Raymond and Ray”, në Festivalin ndërkombëtarë të filmit në Toronto.
“Mendoj se pas pandemisë, të gjithë jemi shumë të lumtur që jemi rikthyer në punë dhe festivalet e këtilla i janë plotësisht funksionale. Nuk e di, ndihem mirënjohës për të gjitha gjërat e vogla, të cilat dikur më bezdisnin. Jam falënderues që po shoh plot gazetarë përreth qilimit të kuq, sepse më ka munguar vërtetë e gjithë kjo atmosferë”, tha aktori.
Në film, Ethan dhe Ewan i portretizojnë dy gjysmëvëllezër, të cilët e ndjekin varrimin e babai të tyre. Kështu, atyre u jepet mundësia t’i rregullojnë raportet me vete, me disa rezultate të errëta.
Para gazetarëve në premierë, McGregor tregoi se e njeh Hawken nga fillimet e karrierës së tij, por nuk ka pasur mundësi të punojë me të deri më tani.
“Sigurisht se ndër vite e kam parë Ethanin në festivale të ndryshme filmi, dhe jemi takuar nëpër korridore teksa hynim apo dilnim nga ndonjë intervistë, por në fakt nuk kemi punuar kurrë së bashku dhe thjesht kjo mundësi ishte e mahnitshme. Sepse në njëfarë mënyrë ne jemi shumë të ngjashëm sa i përket mënyrës se si ndihemi për punën tonë”, deklaroi McGregor.
Edhe Hawke u pajtua me këtë vlerësim, duke thënë se kanë qasje të ngjashme në profesionin e tyre.
“Një përkushtim i përjetshëm në profesionin e aktrimit. Ne e kemi jetuar të njëjtën jetë, duke ia kushtuar çdo sekondë këtij profesioni, që kur ishim 18 vjeç. Kështu që ishte shumë e lehtë për ne që të merreshim vesh, sepse jemi goxha të ngjashëm në vepra dhe mendime”, përfundoi Hawke.
Filmi “Raymond and Ray” fillon së shfaquri në platformën Apple TV+, më 21 tetor.