Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hardy me pamje krejt ndryshe

Nuk mund të besoj se është me të vërtetë ai, e komentoi një adhurues foton e aktorit britanik Tom Hardy (41). Ai aktualisht është duke e xhiruar filmin e ri “Fonzo”, në të cilin do ta portretizojë një nga gangsterët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Al Caponen legjendar, dhe aq shumë është “futur” në karakterin e tij saqë shumë adhurues mezi e njohën.

Regjisori i filmit Josh Trank (35) i ndau disa skena nga xhirimi. Fotoja e Hardyt të “maskuar” u përhap shpejt nëpër rrjetet sociale, ndërsa shumica e fansave nuk mund të besonin se ishte me të vërtetë ai.

“Të lumtë për transformimin fenomenal në Capone, unë personalisht mezi që e njoha!”, – ishte një nga komentet e fansave të shokuar të Tomit.

Filmi do të duhej të bënte fjalë për vitet e mëvonshme të Capones, kur pas daljes nga burgu fillon të vuajë nga çrregullimet e dementisë.

Hardy kohët e fundit edhe vetë e konfirmoi se është i ngazëllyer shumë për rolin e ri, ndërsa për Daily Beast e pranoi se filmin nuk do ta shikojë si një klasik të Al Capones, por se si transformimi do të jetë i pranishëm, shkruan KOHA Ditore.

“Nuk do të ndryshohem shumë për Caponen, siç kam bërë për rolin e Bane në ‘The Dark Knight Rises’. Më duket se atëherë i kam bërë shumë dëm trupit tim, veçanërisht me shtimin në peshë. Nëse përsëri filloj të trashem, mendoj se do të bie si një kullë prej kartave”, – e pranoi atëherë aktori i cili sipas mendimit të shumë adhurueseve është një nga aktorët më të dëshirueshëm.

Edhe Hardy transformohet në Al Caponen Showbiz Hardy transformohet në Al Caponen

Hardyt dhe gruas së tij, Charlotte Riley (37), në fund të vitit të kaluar u lindi fëmija i dytë i përbashkët, i biri Forrest i cili thuhet se u pagëzua sipas karakterit të preferuar të Hardyt nga filmi me po të njëjtin titull.

“Të dy janë shumë të lumtur për shkak të lindjes së fëmijës, ndërsa fëmija i ngjan shumë Tomit tani. Atë e pagëzuan Forrest, sipas filmit Forrest Gump dhe rolit të madh të Tom Hanks”, - kishte deklaruar një burim i afërt me çiftin për mediat britanike.