Aktorja Halle Berry ka kërkuar kujdestarinë e plotë për djalin e saj 10 vjeç, të cilin e ka me ish- bashkëshortin Oliver Martinez.
Është raportuar se 58 vjeçja ka kërkuar të jetë kujdestarja e vetme për djalin e saj Maceo, pasi më parë Berry dhe Martinez janë kujdesur bashkë për djalin.
Sipas dokumenteve që ka publikuar TMZ, Halle po brengoset se “sjellja e keqe dhe e dëmshme e tij” mund ta lëndojë djalin.
Shqetësimet e Halles kanë filluar kur pa se Oliver po vë në prioritet aktivitet sportive e jo shkollën dhe po refuzon të punësojë një mësues për t'i ndihmuar me detyrat.
Halle pretendon se Maceo ka probleme serioze me sjelljen dhe mësimin dhe ka mbetur prapa në shkollë dhe gjithashtu pretendon se djali bëhet me agresiv kur kthehet nga vizitat te babai.
Thuhet se ajo po kërkon të jetë kujdestare e vetme në mënyrë që t'i marrë vet vendimet për edukimin dhe terapinë psikologjike të tij duke shtuar se ajo nuk është person perfekt, por mënyra e prindërimit të saj është shembull.
Edhe
Berry humb kërkesën për kujdestari të barabartë për të birin, gjykata favorizon Martinezin
Aktorja është nënë edhe e 16 vjeçes Nahla, të cilën e ka me ish-partnerin, Gabriel Aubrey, me të cilin ka qenë prej vitit 2005 deri në 2010.

Ajo aktualisht është në lidhje me muzikantin Van Hunt, pasi u bënë të afërt me njëri-tjetrin gjatë izolimit në pandeminë Covid-19.
-
Djali 13-vjeçar i Halle Berryt lejohet të dëshmojë në gjyqin për kujdestarinë
-
Halle Berry kundërshton dëshminë e djalit të saj në gjykatë pas akuzave për dhunë
-
Halle Berry akuzohet për dhunë ndaj djalit, e mbron vajza 18 vjeçe
-
Halle Berry akuzon ish-burrin për bashkëpunim me dadon për shtrembëruar raportin për të