Gwen Stefani e ka dekoruar banjon në shtëpinë e saj me gazeta.
Ylli 53 vjeç e kalon kohën në mes të Los Angelesit dhe shtëpisë së re në Oklahoma që kur u martua me këngëtarin Blake Shelton më 2021 dhe zbuloi se çifti vendosi ta mbulonte muret e njërës prej banjove me ballinat e gazetave, shkroi FemaleFirst.
“Kur e ndërtuam shtëpinë në Oklahoma, një nga banjot me dalje në pishinë është e mbushur me gazeta që duket si mur. Futesh aty dhe thua, ‘është qesharake’”, ka thënë Stefani.
Ndërkohë, këngëtarja filloi karrierën si kryesore në grupin rok “No Doubt” dhe shijoi sukses masiv në vitet 1990, por ajo nuk e di nëse do të ndodhë një ribashkim i grupit.