Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gold AG hap studion personale

Është i pëlqyer nga të gjitha gjeneratat e i paparashikueshëm kur bëhet fjalë për muzikën, veçanërisht për bashkëpunimet që sjell.

Ato kanë qenë tejet të komentuara, pasi Gold AG ka bërë kombinime interesante mes disa zhanreve të ndryshme muzikore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krijimet e tij janë shumë të mëdha gjatë vitit dhe pikërisht kjo ka bërë që reperi shqiptar të hapë studion e tij personale.

“Lugina e Luanit” quhet vendi i ri i punës së Goldit, dera e së cilës, është e hapur edhe për artistët e tjerë.

Sa i përket infrastrukturës, tashmë ka përfunduar gjithçka dhe shumë shpejt do të bëhet incizimi i këngës së parë.

Projekti i fundit nga këngëtari ishte ai me titull “Liridona”, i cili erdhi si ripërpunim bashkë me autorin e saj Gëzim Nika.

Bashkëpunimet me këngëtarë të zhanreve të tjera nuk janë të rralla nga Goldi. Dhe pikërisht kjo është çfarë e bën të pëlqyer nga gjenerata të ndryshme.

Goldi për emisionin “Express” në KTV bëri të ditur se viti për të vetëm sa ka filluar, pasi një numër të madh të projekteve do t’i publikojë në vazhdim.

Goldi duket të ketë gjetur formulën e suksesit për të depërtuar te një audiencë e gjerë.