Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Getinjo nesër në Express flet për projektin e ri e ndarjen nga “On Records”

Getinjo nesër flet ekskluzivisht për Express të KTV-së pas ndarjes nga labeli “On Records”.

Ai e quan “jo-tragjik” largimin nga “On Records”, përderisa flet për projektin e ri që do ta lansojë brenda pak ditësh.

Getinjo së bashku me vëllanë e tij, Mozzikun muaj më parë ishin larguar nga labeli “On Records”, gjë që kishte zgjuar polemika të mëdha për mënyrën e largimit.