Reperi shqiptar me famë botërore Gashi thotë se ka bërë deri tani mbi 300 këngë.
Në një postim në Instagram ai ka publikuar një video duke kënduar në studio, ndërsa thotë se muzika ishte e vetmja që e bënte të buzëqeshte në kohë të këqija, transmeton Koha.net.
“Më 2016 isha duke kaluar në këtë fazë, por muzika ishte e vetmja që më bënte të buzëqeshja. Kam bërë mbi 300 këngë”, ka shkruar Gashi.