Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gary Numan flet për jetën pas hitit “Cars”

Dyzet vjet më parë, më 21 gusht 1979, pionieri i sintit dhe themeluesi i Tubeway Army Gary Numan e publikoi hitin ​​”Cars”, i cili u bë një nga hitet më ikonike të viteve ‘80.

Gjatë dekadave pasuese, Numan vazhdoi me një karrierë të mahnitshme, me shumë hite - dhe më pas studio- albumi i tij në vitin 2013, Splinter (Songs From a Broken Mind), u bë LP-ja e tij me pozitën më të lartë në vitin 1983.

Vazhdimi (me nuanca politike) i këtij albumi, Savage, nga viti 2017 (Songs From a Broken Worlds), fitoi aq shumë brohoritje kritike saqë shkaktoi që Numan ta fitojë çmimin prestigjioz Ivor Novello Inspiration për kompozimet e tij.

Numan, tani 61 vjeç, po përpiqet t’i shijojë arritjet e tilla, por ai tha për Yahoo Entertainment që njoftimet për “rikthimin” e tij vazhdimisht e hutojnë.

“Është e çuditshme, sepse unë nuk jam ndalur kurrë, dhe si duket gjithmonë “po kthehem”,” tallet ai. “Nga çfarë? Nga “Cars”? A po kthehem nga “Cars”? Nga viti 1980? Nuk jam i sigurt se nga ku po kthehem. Nuk jam i sigurt se kur kritikët dhe fansat mendojnë se u ndala herën e fundit. Por për sa kohë që njerëzit e pëlqejnë muzikën time, kjo do të thotë gjithçka për mua”.

Edhe Shaggy feston 30-vjetorin në muzikë me albumin e ri “Lottery” Showbiz Shaggy feston 30-vjetorin në muzikë me albumin e ri “Lottery”

Numan është i vetëdijshëm se “Cars” – singli i tij i vetëm që arriti në U.S. top 40, ku mbeti për madje 17 javë - ishte një “ndërrues i ri i lojës” që la një trashëgimi të qëndrueshme, shkruan “Koha Ditore”. Por nuk do të dinit asgjë nga kjo nëse bisedoni me të, sepse ai mbetet po aq modest dhe i pasigurt për veten e tij si në ditën kur aksidentalisht i ra në sy sintetizeri i tij i parë në fund të viteve ‘70.

“Është bukur kur lexoni komente pozitive, por mënyra se si ndiheni për veten nuk ndryshon. Unë jam akoma nervoz tani kur hyj në studio - thjesht në ankth që do të arrij përsëri sukses, që këngët do të jenë mjaft të mira”, e pranon ai. “Unë e bëj këtë me vite; dhe do të mendonit se jam mësuar deri tani. Pra, të gjitha këto gjëra të bukura që janë thënë, sado që i vlerësoj ato dhe është mirë t’i dëgjoj personalisht, pasiguritë e mia janë ende aty. Dhe kjo si duket nuk do të ndryshojë kurrë”.