Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe ka publikuar këngën e saj më të re “Fustani”, transmeton Koha.net.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Adrian Hila, i cili ka shkruar edhe tekstin së bashku me Nexhip Serën.
Për videoklipin e kësaj kënge është përkujdes Max Production.
Aurela Gaçe është shprehur shumë e lumtur që ka përfunduar këtë këngë, ndërsa ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj kënge.
“Jam e lumtur që e përfundova këtë projekt, i cili ka shumë orë e orë të tëra pune”, ka shkruar ajo në Facebook.