Showbiz

Flori e Elineli thonë se po sulmohen me ‘dislikes’ false

Dy këngëtarët e njohur Flori Mumajesi dhe Elineli kanë deklaruar se dikush po përdor ‘dislikes’ (mospëlqime) false ndaj këngës së tyre më të re të publikuar sot.

“Në shpirt” është kënga e re e dyshes që deri tani në YouTube ka marrë rreth 3 mijë pëlqime, ndërsa rreth gati dyfishin si reagime kritike ndaj këngës, apo mospëlqime.

“Marrëzi, veprime të ulëta të sulmosh me ‘dislike fake... Në Shpirt titulli i këngës, nga shpirti ndonjëherë s’del kurrë e keqja. U detyrova të bëj këtë postim pasi më lajmëruan për fenomenin. PS. Kënga radhës po xhirohet në këto momente”, ka shkruar Flori në rrjete sociale.

“Është normale me u frikësua prej konkurrencës, sidomos kur është më e fortë. Mirëpo që ju dhemb kaq shumë edhe për mua është e habitshme, me u qu me pagu ‘dislike’? Si do që të jetë ju uroj suksese me këto lëvizje të ulëta dhe shërim sa më të shpejtë”, ka shtuar Elineli.

Image