Florence Welch ka zbuluar se kohët e fundit iu nënshtrua një operacioni urgjent jetëshpëtues.
Këngëtarja e grupit “Florence + The Machine” thotë se nuk ndihej mirë dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni.
Për shkak të procedurës kirurgjike ajo u detyrua të anulonte koncertet e ardhshme në Portugali dhe Spanjë, kanë shkruar mediat ndërkombëtare.
Këngëtarja kohët e fundit njoftoi se kishte anuluar shfaqjet në festivalet “Zurich Openair” dhe” Rock en Seine”. Në nëntor të vitit të kaluar ajo i dha fund turneut të grupit në Mbretërinë e Bashkuar pasi theu këmbën në skenë.
Të dielën 36-vjeçarja postoi në Instagram ku tregoi se kishte bërë një operacion që ia kishte "shpëtuar jetën".
"Mjafton të them se do të doja që këngët të ishin më pak të sakta në parashikimet e tyre," shkroi Welch në një letër për fansat.(Vita Abrashi-Kajtazi)