Prurja më e re muzikore vjen nga Dj Geek dhe Yll Limani. Dyshja kanë publikuar këngën " Fjalë".
Kjo këngë është me tekst nga artisti Elinel, ndërsa është finalizuar edhe me videoklip nga produksioni Sekuenca.
Ky është bashkëpunimi i parë mes Dj Geek dhe Yll Limanit, por projekti është pritur shumë mirë nga publiku, ku vetëm pak ora nga publikimi, kënga ka arritur të mbledh në YouTube mbi 100 mijë shikime.
Dj Geek para pak javësh ka publikuar edhe bashkëpunimin me këngëtaren, njëkohësisht të dashurën e tij, Dafina Zeqirin.