Rusia ka futur fituesen ukrainase të garës së këngës Eurovision, Jamalan, në listën e saj të personave të kërkuar, raporton “BBC”.
Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Susana Jamaladinova, raportohet se është akuzuar për shpërndarje “të informatave false për forcat e armatosura ruse”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKremlin shpesh ngrit akuza të tilla ndaj personave që kundërshtojnë pushtimin rus të Ukrainës.
Jamala haptas ka akuzuar pushtimin rus të Ukrainës.
Ajo është vendosur në listën e personave të kërkuar muajin e kaluar, sipas uebfaqes për të drejtat e njeriut në Rusi “Mediazona”.
Detajet për vendosjen e emrit të saj në këtë listë janë publikuar vetëm të hënën. Kanali rus në Telegram, “Shot” ka pretenduar se Jamala është në këtë listë për “postim të informatave false” në lidhje me mizoritë në qytetin ukrainase Bucha në vitin 2022.
Kremlini ka mohuar përgjegjësitë për masakrën që ka ndodhur atje, ndonëse ka dëshmi se ajo është bërë nga trupat ruse.
Jamala, që aktualisht gjendet në Australi, ka reaguar ndaj lajmit duke postuar një foto të saj para “Sydney Opera House”.
40-vjeçarja iku nga Ukraina me familjen e saj pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Jamala fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me një këngë të titulluar “1944”.