Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Finalistja e “American Idol” vdes në moshën 42-vjeç

Nikki McKibbin e cila kishte kaluar deri në finalen e programit të talenteve “American Idol” në vitin 2002, ka vdekur si pasojë e një aneurizme truri.

Këngëtarja dhe tekst shkruesja nga Teksasi e cila zuri vendin e dytë aty, vdiq në moshën 42-vjeç të dielën.

Vdekja e saj u konfirmua nga i shoqi, i cili sqaroi se kishte komplikime ne tru për katër ditë para se të vdiste, shkruan NYT.

McKibbin ishte një nga talentet që mori pjesë në “American Idol” të vitit 2002 ku edhe mori famë, me këngët “Total Eclipse of the Heart”, “Black Velvet”, “Piece of my Heart”, etj.

Ajo u rendit e treta me radhë pas Kelly Clarkson e cila u shpall fituese dhe Justin Guarinit.

Artikuj të ngjashëm