Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka publikuar ripërpunimin e këngës “Oj Zogo”.
Origjinali i kësaj kënge është kënduar nga Nazmie Hoxha dhe më pas Françesk Radi.
Tekstin e këngës “Zogo” e ka shkruar vetë këngëtarja, ndërsa muzikën e ka bërë BiniDiez & Apollo, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, në këngë ajo ka sjell edhe Vis Shkodranin me saksofon ndërsa videoklipin e ka bërë në sheshin kryesor të Tiranës.
Shikoni videoklipin.