Shiloh dhe Zahara kanë vendosur që të ndjekin hapat e mamasë së tyre.
Bëhet fjalë për yllin e Hollywoodit Angelina Jolie e cila duket se ka vendosur që fëmijët e saj t’i marrë me vete në prezantimet apo projektet e rëndësishme.
Këtë të shtunë Angelina është prezantuar në ceremoninë e Annie Awards 2018 në Los Angeles nën shoqërinë e dy fëmijëve të saj, veshja e të cilëve ishte e mrekullueshme, njësoj si mamaja e tyre, transmeton tch.
Kujtojmë që edhe pak ditë më parë aktorja e famshme ishte së bashku me dy fëmijët e saj në një kamp refugjatësh, ku i prezantoi ato me fëmijët sirianë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të luftës.
Prezantimi i yllit të Hollywoodit nën shoqërinë e fëmijëve, vjen pas deklaratave të saj se tashmë ka ardhur koha që gjithë kohën ajo ta kalojë me ta dhe ti përkushtohet totalisht, duke larguar thashethemet për praninë e një partneri në jetën e saj që pas divorcit me aktorin Brad Pitt.
{gallery}
-
Angelina Jolie krenare me mënyrën se si vajzat e saj i kanë tejkaluar operimet
-
E lumtur si kurrë më parë, Jolie pozon me fëmijët
-
Jolie pritet ta shesë shtëpinë historike, do të largohet nga Los Angelesi
-
Angelina Jolie: Asgjë s’është më e rëndësishme se të qenit nënë
-
E bija e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon heqjen e mbiemrit Pitt nga dokumentet