Adhuruesit e franshizës, Fast e Furious, kanë arsye të re për t’u gëzuar! Jo vetëm që së shpejti mbërrin filmi i nëntë në franshizë, por është paralajmëruar se së shpejti mbërrin edhe fragmenti për këtë film të nëntë, në mënyrën më madhështore të mundshme.
Në Miami, Florida, më 31 janar 2020 do të mbahet një koncert në të cilin do të performojnë Cardi B (e cila gjithashtu luan në film), Wiz Khalifa, Charlie Puth, Ozuna dhe Ludacris (i cili është gjithashtu në film). Kasti, gjithashtu, duhet të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Kjo fundjavë do të jetë një “çmenduri” absolute në Miami, sepse përveç këtij koncerti të papritur, atje mbahet edhe Super Bowl, vetëm dy ditë më vonë.
Hera e fundit që e kemi parë kastin e “Fast and Furious” ishte në vitin 2017 në filmin Fast and Furious 8. Ata ishin në Rusi ku e parandaluan luftën bërthamore, derisa prej tyre ikte Charlize Theron si Cipher. Ngjarjen e filmit të nëntë nuk e dimë ende, por presim që fragmenti të na i japë disa të dhëna se çfarë na pret, shkruan KOHA Ditore.
Vin Diesel kthehet edhe në filmin e nëntë, ashtu si Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson dhe Jordan Brewster. Theronin, gjithashtu, do ta shohim përsëri, ashtu si edhe Helen Mirren, të cilën për herë të fundit në këtë rol e pamë në spin-offin Hobbs and Shaw. Atyre do t’u bashkohen John Cena dhe Michael Rooker.
“Fast and Furious 9” në kinema do të mbërrijë më 22 maj 2020.