Fansave të K-pop grupit BTS nuk do të lejohen të duartrokasin, brohorasin ose të ngrihen në shfaqjen e ardhshme muzikore të tyre në Korenë e Jugut për shkak të udhëzimeve qeveritare për COVID-19, raporton NME.
Kompania menaxhuese e grupit ka lëshuar një deklaratë zyrtare për tri koncerte që BTS do t’i mbajë në Seul, më 10, 12 dhe 13 mars.
“Brohoritja me zë të lartë, bërtitja, këndimi dhe ngritja në këmbë gjatë koncertit ‘BTS Permission To Dance On Stage – Seoul’ është e ndaluar rreptësishtë sipas udhëzimeve të qeverisë”, thuhet në deklaratë.
Në vend të tyre, do të improvizohen zhurma duartrokitjesh për të zëvendësuar zhurmën e turmës.
Po ashtu, koncerti është i limituar për vetëm 15 mijë persona.
Artikuj të ngjashëm