Publiku këndoi bashkë me të, e u ndez jo pak herë nga tingujt e fuqishëm të rokut dhe nga zëri i bukur i Eugent Bushpepës.
Ky është një nga koncertet e pakta që po mbahen në Prishtinë këto ditë vere.
Eugent Bushpepa koncertin e mbajti në lokalin e quajtur “Roof Terrace” në qendër të Prishtinës. Pavarësisht se pronarët e lokalit kishin vendos rregulla sipas protokollit pandemik, kishte shumë të interesuar ta ndiqnin koncertin.
Për disa orë, aq sa lejohet që lokalet të jenë të hapura, Bushpepa i dhuroi publikut një atmosferë të mrekullueshme duke sjellë shumë cover të hiteve të mëdha botërore dhe vendëse.
Artikuj të ngjashëm
-
“Chopin në Vjenë” i sjell Prishtinës frymën e 1800-s, sonte në “Express”
-
Shiten të gjitha biletat për dy netët e para të koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë
-
Maestro Bellucci rikthehet në skenën e zbehtë me shkëlqimin e ngjyrave muzikore
- Një sallë e një urë
-
Dyshja virtuoze me tingujt e pianos dhe violonçelos