Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Era e lumtur që performoi në finalen e Botërorit

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka thënë se është e lumtur pas performancës në finalen e Botërorit përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.

Era përmes llogarisë së saj në “Instagram”, ka publikuar një foto me mbishkrimin: “Ne sapo performuam këngën tonë me Will Smith dhe Nicky Jam, në Kupën e Botës 2018!!! Çfarë momenti i jashtëzakonshëm!!!”

Himni i këtij Botërori “Live it Up” u këndua nga këngëtarja nga Kosova, aktori dhe këngëtari amerikan Will Smith si dhe Nicky Jam.