Era Istrefi ka vazhduar me postime në Instagram për pjesëmarrjen e saj në finalen e Botërorit.
Pak orë pasi performoi në ceremoninë mbyllëse të Botërorit, Era ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën derisa në gjuhën angleze ka shkruar: “Njohje për të gjithë”. Kësaj porosie ajo ia ka bashkëngjitur edhe dy emotikonë në formë zemre me ngjyra të kaltër dhe të verdhë.
Fotografinë me shqiponjë, Era Istrefi e ka fshirë pak minuta pasi e ka postuar në Instagram.

Artikuj të ngjashëm