Emri i markës luksoze italiane të modës “Gucci” është shndërruar në trend te reperët shqiptarë.
Pothuajse është bërë e pashmangshme që në projektet muzikore të disa reperëve vendas të mos lakohet ky emër apo i ndonjë veshjeje tjetër luksoze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjohësit e rap hip-hop muzikës theksojnë se anëtarët e kësaj rryme muzikore, duke dashur ta shpërfaqin jetën e tyre përmes teksteve duke lakuar emrat e markave luksoze, po synojnë që të bëhen të veçantë te publiku i tyre.
Duke kënduar për listën e markave luksoze, njohësit e rep muzikës deklaruan se reperët po tregojnë mungesë të talentit të tyre në hapësirën e Hip Hop kulturës.
Gjiko, Capital T, Buta, Gheto Geasy e Fero janë disa prej reperëve të cilët në tekstet e tyre përmendin emrat e markave luksoze.