Një nga kostumet që mori vëmendjen më të madhe për natën e shtrigave, ishte rikrijimi i fustanit ikonik të këngëtares Gili nga ylli i muzikës, Elvana Gjata.
Gjata zgjodhi që për festën e “Halloweenit” ta rikthej fustanin e kuq me xixa, i veshur nga Gili para 29 vjetësh, atëkohë kur e interpretoi këngën “Xixëllonja”, në festivalin e fundvitit në “RTSH”.
Gili solli një frymë të re me këtë veshje, e cila u pëlqye shumë atëherë dhe vazhdon të pëlqehet edhe sot. Fustanin e Gilit e realizoi disenjatorja Xheraldina Maria, e njohur si Xheki.
Kurse, modelin e ri të modernizuar për Elvana Gjatën e krijoi kreatori, Valdrin Sahiti.
Edhe
Eliza Hoxha falënderon Yll Limanin
VIDEO: